Skip to content

Askush nuk e priste, Salianji sapo plasi deklaratën e fortë: “Une në them që Berisha, ka nevojë për t’u vizituar tek…”

Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke sugjeruar se ai duhet t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik. Gjatë një debati televiziv, Salianji tha se nuk sheh asgjë të pazakontë në një kërkesë të tillë.

“Pse është e rëndë?”, u shpreh ai, duke shtuar se kontrolli shëndetësor është një praktikë normale për figura publike. ”Unë them që ka nevojë për t’u vizituar tek psikiatri. Po të më thoshe mua ”shko vizitohu”, do të thosha hajde ta bëjmë publikisht”,-deklaroi Salianji.

Deputeti solli si shembull edhe praktikat në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur se kontrolle të tilla janë kërkuar për presidentët e fundit amerikanë, si pjesë e transparencës për shëndetin e liderëve.

Lesi: Ju thatë edhe një fjalë, që z.Berisha ka nevojë për analizë mjekësore. Kjo është pak e rëndë, se ai është mjek vetë.

Salianji: Po pse është e rëndë?

Lesi: Është mjek i njohur. Ti thua që ka rrëshkitur?!

Salianji: Unë them që ka nevojë për tu vizituar tek psikiatri. Për zemrën është vetë kardiolog ai. Unë them, po të me thuash mua ti që shko dhe vizitohu tek psikiatri, unë them se “hajde e bëjmë në publik vizitën të psikiatri”.

Published inSHQIPERI