Skip to content

De identiteti i viktimes, flet vellai i pronarit

Ilir Zaka është 47 vjeçari që shkoi për të grabitur një shtëpi në Fieri dhe pasi ka ngecur në dritaren e banesës, ka gjetur vdekjen. Dyshimet janë se viktima ka tentuar të futet për të grabitur, por ka mbetur i bllokuar në kangjëllat e dritares për shumë orë dhe sot në mëngjes është gjetur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, në një godinë banimi trekatëshe, pronari i së cilës nuk jetonte aty momentalisht sepse ishte larguar në Greqi për të qëndruar pranë fëmijëve.

PAMJET: Kjo është dritarja ku u bllokua 47 vjeçari, shkoi

Dritarja ku eshte bllokuar viktima, personat perpiqen te hapin deren e baneses

Ka qenë vëllai i Uan Lules, i cili kur ka shkuar për të kontrolluar shtëpinë, ja gjetur Ilir Zakën të ngecur në dritaren e shtëpisë, të pajetë, dhe menjëherë ka njoftuar Policinë.

Trupi i 47 vjeçarit është dërguar në morgun e Fierit dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të konstatuar shkakun e qartë të vdekjes. Ngjarja tragjike ka shkaktuar habi për mënyrën sesi Ilir Zaka ka gjetur vdekjen, dhe dhimbje të familja e miqtë e tij.

 

Në një prononcim të dhënë për mediat lokale, vëllai i zotit të shtëpisë është shprehur se hajdutin u gjeti i varur në dritare pa shenja jete, në momentin kur komshiu i cili kujdesej për banesën e Uan Lules, hyri brenda për të ushqyer qenin e shtëpisë dhe u përball me një pamje të frikshme.

“Mirëpo këtu erdhi një komshi i cili vjen thuajse çdo ditë për të ushqyer vendin. Kur erdhi sot në mëngjes ai kishte gjetur një person  të ngecur në dritare. Me vrap lajmëroi Policinë, telefonoi dhe vëllain andej” u shpreh Nikollaq Lule.

Nikollaq Lule, i cili kujdesej për shtëpinë e vëllait të tij, Uan Lule, dha nja prononcim për Top Channel, ku zbuloi detaje nga ngjarja. Ai tha se viktima ishte veshur me kapuç dhe doreza, sipas tij ‘gati për të grabitur’.

“E gjeta të varur këtu. Vëllai ka ikur, po bën një muaj në Greqi te fëmijët. Do kalonte Pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha këtu, kontrollova, por nuk gjeta gjë. Mirëpo kaloi një komshi që vjen përditë për t’i ushqyer qenin, kur kishte ardhur sot në mëngjes kishte gjetur një person këtu në dritare dhe kishte lajmëruar policinë. Lajmërova edhe unë vëllanë, pastaj erdha këtu sepse i kam unë çelësat e shtëpisë. Xhamat janë të vegjël, mirëpo ai ka tentuar të futet aty, e për pasojë ka ngecur gjysma e trupit.

Në mëngjes ai zotëria që vjen ushqen qenin e kishte gjetur të vdekur. Unë nuk jetoj këtu, erdha sepse kisha çelësat e shtëpisë. Nuk e njoh (viktimën). Ishte me kapuç, me doreza, i përgatitur për vjedhje. Nuk kishte mjete identifikuese me vete.”, tha ai.

 

Published inSHQIPERI