Një burrë që jetonte në Indinë rurale, i paaftë të merrte një certifikatë vdekjeje për motrën e tij, nxori mbetjet e saj dhe i çoi tek arka e sportelit te nje degë banke për të vërtetuar vdekjen e saj.
Lajmi u konfirmua edhe nga “Overseas Bank”, teksa ka shokuar opinionin.
Jitu Munda, një anëtar fisi në shtetin lindor indian të Odishës, shkoi në bankë të hënën për të tërhequr para nga llogaria e motrës së tij të vdekur. Raportet thonë se shuma ishte 20,000 rupi (rreth 180 euro).
Megjithatë, atje, ai u informua se tërheqjet nuk ishin të mundura “nga një palë e tretë, pa prova të mjaftueshme”.
I zemëruar, pasi iu mohuan paratë me pretekstin se nuk kishte një certifikatë vdekjeje, Munda u kthye në degë pak kohë më vonë “së bashku me eshtrat e motrës së tij, e cila ishte varrosur disa ditë më parë” dhe që i kishte futur në një thes plastik.
Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive indiane e tregojnë atë duke mbajtur në shpatull atë që duket të jetë një kufomë, pjesërisht të mbështjellë me një qese plastike.

“Kjo ka krijuar një situatë të dhimbshme për banorët e zonës”, tha banka, duke këmbëngulur se incidenti ishte për shkak të “mungesës së empatisë” së burrit dhe refuzimit për të ndjekur procedurat e duhura.
“Ne do ta përpunojmë kërkesën e tij me përparësi sapo të paraqesë certifikatën e vdekjes”, than ata.
Certifikatat e lindjes dhe të vdekjes janë të detyrueshme në Indi, por dokumentet nuk janë gjithmonë të lehta për t’u marrë, veçanërisht në zonat rurale, duke lënë shumë familje pa certifikata.
