Skip to content

Opozita në protestë, Taulant Balla jep lajmin: Është vrarë…

Teksa opozita ndodhet në protestë dhe qendra e Tiranës është paralizuar nga tubimi, Taulant Balla ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku pretendon se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë si pasojë e një sulmi ajror amerikan.

Në reagimin e tij të publikuar para pak minutash, Balla e cilëson Khamenein si “plaku i së keqes” dhe i referohet deklaratave të mëparshme ku Irani kishte quajtur Shqipërinë “vend djallëzor”.

Deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo iraniane lidhur me një zhvillim të tillë. Mediat ndërkombëtare nuk kanë raportuar për një ngjarje të kësaj natyre.

Deklarata e Ballës vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa në Tiranë po zhvillohet protesta e opozitës dhe situata në disa zona mbetet e rënduar.

Ngjarja mbetet në zhvillim dhe priten sqarime zyrtare nga palët e përfshira.

Published inSHQIPERI