Monika Kryemadhi ishte e ftuar në një intervistë sot në emisionin “Breaking”, ku ka folur për “Big Brother Vip”.
Mes të tjerash, ajo ka sqaruar edhe konfliktin e përfolur mes Ilir Vrenozit dhe Mirit, duke thënë se ishte thjesht një përplasje e momentit.
“Ne nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Ishim mirë e bukur duke bërë muhabet kur në një moment Vrenozi shpërtheu.
Mendoj që Miri duke bërë batuta që jo të gjithë i kuptojnë, u krijua një situatë e ngarkuar emocionalisht. U përdor zhargoni i fjalorit të përditshëm.
Nuk u kuptua çfarë ndodhi por ishte një e bërtitur e madhe dhe më pas u qetësuan të gjithë.”– tregoi ajo.

