Skip to content

Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për..

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë më 20 prill, duke detyruar autoritetet të lëshojnë menjëherë paralajmërim për tsunami dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë.

Sipas raportimeve nga NHK, lëkundjet sizmike arritën magnitudën 7.4 të shkallës Rihter dhe u ndjenë kryesisht përgjatë bregdetit verilindor të vendit.

autoritetet paralajmëruan se valë tsunami deri në 3 metra mund të godasin prefekturën Iwate në ishullin Honshu, si dhe disa zona të Hokkaido.

Deri më tani nuk raportohen viktima, por ekziston frika për dëme të konsiderueshme materiale në zonat e prekura.

Top Channel

Published inSHQIPERI