Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës ku një i ri është ve6ëplagosur me armë gjahu dhe ka ndërruar jetë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13 ku 35-vjeçari me iniciale O. Sh., ëhstë vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij.
Fatkeqësisht rrugës për në spital ai ka dhënë frymën e fundit.
Auroritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

