Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari në një komunikim për mediat, deklaroi se pas ndërhyrjeve të vazhdueshme, zjarri që përfshiu pallatin në Tiranë është vënë në kontroll. Ai po ashtu theksoi se edhe një tjetër person i moshuar është evakuuar, i cili ndodhej në pallatin pranë, dhe se ishte prekur për shkak të tymit të madh që preku zonën.
Ai gjithashtu shpjegoi se ngjarja është në zhvillim e sipër, megjithatë të gjitha forcat, zjarrfikësja, FNSH, zjarrfikës janë në gatishmëri. “Një operacion shumë i vështirë. Nuk kemi viktimë. Kemi të dëmtuar me djegie dhe dëmtime të karakterit jo të rëndë. Janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga gjendja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuua një person i moshuar. Për të qetësuar të gjithë opinionin publik zjarri është vënë nën kontroll. Por operacioni do të vazhdojë deri në fund, kur të neutralizohet i gjithë zjarri”, tha më tej ai.
Por, ajo qe beri pershtypje ishte fakti se ku do strehohen banoret qe u jane djegur shtepite. Me nje mosperfillje, qe shikohet qarte ne video, ai tha se kjo nuk i ben preokopi se ka urdheruar bashkine e Tiranes, por ata kusherinj e daja.
Kjo eshte e turpshme sesi Prefekti i Tiranes, i cili eshte nderlidhesi kryesor i qeverise qendrore me qeverine vendore, te flase me nje arrogance te tilla per dhjetera familje qe u eshte djegur e gjithe pasuria per faj te shtetit. Faji i shtetit eshte pikerisht se punimet e dobeta per sistemin kapote duhet te ishin kapur nga shteti me pare dhe jo te lejohej firmosja e tyre nga strukturat kontrolluese, te cilat marrin ryshfet dhe pranojne punime te dobeta, duke sjelle keshtu jo vetem shkaterrimin e pasurise, por edhe venien ne rrezik te banoreve.

