Finalja e “Big Brother VIP Albania” po afrohet dhe bashkë me të edhe diskutimet mbi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili mund të ndryshojë jetën e fituesit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, finalisti Mateo Borri ka zbuluar planet e tij konkrete nëse do të arrijë të fitojë çmimin e madh, duke treguar se ka menduar çdo hap. Nese te gjithe kane menduar se nese fiton, leket e cmimit te madh do t’i shpenzoje per te shijuar pushime apo per argetim, duket se qenkemi gabuar.
I pyetur se çfarë do të bënte me shumën, ai u përgjigj:
Fillimisht do të paguaja një kredi, të blija një shtëpi, pastaj thashë të hapja një biznes timin. Ëndrrën time e kam thënë se çfarë biznesi dua të hap… 100 mijë euro nuk mjaftojnë, por rruga është e gjatë.
Mateo theksoi gjithashtu ambicien dhe vendosmërinë e tij për të ndërtuar diçka më të madhe në të ardhmen:
Unë jam ai njeri që hap sa më shumë dyer dhe sa më shumë të përballem, i përballoj të gjitha…
Megjithatë, për të, fitorja nuk matet vetëm me çmimin financiar, por edhe me mbështetjen e publikut:
Të fitoja çmimin e madh… por fitorja akoma më e madhe është të jesh fituesi i publikut, do të ishte ëndërr me sy hapur…
Deklarata e tij ka prekur ndjekësit, duke reflektuar jo vetëm ambicie, por edhe një qasje të qartë për të ardhmen përtej spektaklit.

