Skip to content

Tezja e Selin perballet me gruan e Rogertit! E verteta e njohjes jashte dhe mesazhit qe do cohej nga Rogerti te Selin?

Mbrëmjen e sotme në nje studio televizive kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e Rogertit, familjarët e dy nga finalistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP.

Ato janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa po diskutohej loja e Selin. Tezja e saj u shpreh se ajo është përballur me sfida, ofendime dhe deri në cenim të imazhit nga Rogerti.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Rogertit u shpreh se banorja ka pasur interes të përballet me lojën e tij dhe ka zgjedhur me vetëdije të mos i shmangë situatat.

Tezja e Selin: Selin është një vajzë që i ka treguar të gjitha anët e veta aty brenda.

Ka pasur dinamikat e saj që prej nisjes së këtij rrugëtimi dhe ka treguar anën e saj njerëzore. Është përballur me të gjitha sfidat.

Është akuzuar shumë, deri në cenim të imazhit, në denigrim, dhe ka arritur t’i përballojë. Kjo është Selin. Për mua e rëndësishme është që fituesja të jetë Selin. Ajo është “uragani Selin”. Selin e ka treguar vetë veten e saj aty brenda.

Bashkëshortja e Rogertit: Nuk jam dakord me shumë momente në lojën e Rogertit dhe këtë e pranoj. Selin nuk ka marrë ofendime. Mund t’i kishte shmangur, por i ka interesuar t’i dalë përballë.

Shyqyr që u përplas me Rogertin dhe u harrua krevati i Mirit. Ju keni bërë edhe kërcënime publike.

Tezja e Selin: Nuk kam asgjë me ju, por denigrimet dhe ofendimet që bashkëshorti juaj ka drejtuar ndaj Selin janë të turpshme. Jeni vetë femër dhe duhet të rikujtoni pak lojën e pisët.

Bashkëshortja e Rogertit: Mund ta kishte shmangur.

Tezja e Selin: ‘Është krenari, bravo’. Është shumë e turpshme.

Bashkëshortja e Rogertit: Po del nga konteksti.

Tezja e Selin: Janë fjalë që bashkëshorti juaj i ka nxjerrë nga goja. Është e turpshme. Ajo nuk ka çfarë të flasë. Të japësh akuza të tilla është shumë e ulët.

Bashkëshortja e Rogertit: Unë nuk kërkoj ndjesë për fjalët e Rogertit, sepse nuk kam thënë asgjë unë.

Megjithate gjate debatit ato nuk kane preferuar t’i japin ze asaj qe ka thene Rogerti brenda shtepise se Big Brother Vip, qe ai nga jashte njihte tezen e Selin dhe qe ajo i kishte kerkuar ta ndante nga Miri.

Published inSHQIPERI