Skip to content

URGJENTE – Pallati i shkrumbuar, Kryebashkiakja qe i zuri vendin Veliajt ben “zbulimin trondites”

Pasditja e sotme tronditi kryeqytetin pas një zjarri i cili përfshiu një pallat para QSUT-së. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani si edhe drejtori i Zjarrëfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.

Ristani në prononcimin e saj për mediat tha se fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të humbur apo që mund të ketë mbetur brenda pallatit që u përfshi nga flakët.

“Nuk ka asnjë banor të humbur apo që nuk kemi informacione dhe që rrezikohet të mbetet brenda. Megjithatë do të bëhet kontrolli në të gjithë ndërtesën, banesë më banesë, për të siguruar që në të vërtetë nuk kemi asnjë humbje apo dëmtim. Ajo që dimë deri më tani, është se nuk kemi humbje jete”, tha ajo.

Goxhaj nga ana tjetër u shpreh nga ana tjetër se ka qenë përbërja e fasadës së pallait e cila ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

“Jemi drejt përfundimit të vatrës së zjarrit. Bëmë evakuimin e disa qytetarëve që ndodheshin në objekt. Jemi drejt përfundimit të situatës. Autoshkallat janë në vendin e ngjarjes, duke punuar. Në të dy faqet e objektit po punojmë me autoshkalla. Kemi futur brenda pallatit një grup me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme, që po lufton vatrën e zjarrit.

Nga volumi i zjarrit që shohim, mendoj që zjarri është në katin e parë të objektit ku ka qenë një biznes. Dhe pas vënies në kontroll të situatës, inspektorët e parandalimit të shërbimit zjarrëfikës, në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore, do të bëjnë ekspertizën për të përcaktuar vatrën e zjarrit. Vatra e zjarrit është aty dhe pastaj fasada ka ndihmuar vatrën e zjarrit që të përhapet në të gjithë objektin”, tha mes të tjerash Goxhaj.

Goxhaj nga ana tjetër u shpreh nga ana tjetër se ka qenë përbërja e fasadës së pallait e cila ka ndihmuar në përhapjen e flakëve, nje fakt qe e pane gjithe shqiptaret dhe ajo e tha sikur kishte bere ndonje zbulim trondites qe nuk e dinte askush.

Published inSHQIPERI