Ish-Kreu i Shtetit dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë audio nga qelia, duke treguar se po i mohohen të drejtat, disa po i shkelen e të tjera në mënyrë abuzive po tjetërsohen.
Ilir Meta pak kohe me pare ka bere disa kerkesa te njepasnjeshme qe te lirohet nga burgu, pasi sipas tij nuk ekzistojne akuza konkrete dhe te qarta. Ish Presidenti ka thene se kushtet ku ai mbahet izoluar jane mjerane ku tualeti nuk ka drite ndricimi qe prej 2024 dhe gjithashtu atij i kane shpuar dhe bidonet e ujit me te cilet stervitej ne mungese te nje palestre konkrete.
Ai është vizituar në qeli nga përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, i cili ka marrë edhe kontakt me drejtuesit e Burgut “Jordan Misja” në Tiranë, duke i ballafaquar me pretendimet e Ilir Metës. “… ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja. Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij. Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër”, thotë Ilir Meta.
Presidenti thotë se ajo që e ka shqetësuar më shumë ka qenë takimi që përfaqësuesi i KSHH ka zhvilluar me shefin e Policisë së Burgut, i cili është shprehur se Ilir Meta del në ajrosje si gjithë të tjerët. “Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha. Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit”, nënvizon Meta.

