Skip to content

Ngjarje e rende ne Durres, zbardhen detajet dhe emri i viktimes

Vrasje në Durrës, zbardhet ngjarja: arrestohet 42-vjeçari i dyshuar

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga Policia në Durrës, ku fillimisht u dyshua se një 59-vjeçar kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, por hetimet kanë treguar se bëhet fjalë për një rast vrasjeje nga pakujdesia.

Sipas Policisë, specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas dyshimeve të krijuara mbi rrethanat e vdekjes së shtetasit Saimir Markja, vijuan veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Nga hetimet intensive, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 13 prill 2026, në lagjen nr. 18, shtetasi Gentian Kraja, 42 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me 59-vjeçarin.

Gjatë konfliktit, ai dyshohet se e ka goditur me grushte, duke bërë që viktima të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Fillimisht rasti ishte raportuar si vdekje nga arrest kardiak, por hetimet e mëtejshme përjashtuan këtë pistë dhe çuan në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, 42-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale “vrasja nga pakujdesia”.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Çfarë tha policia sot

U dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, pas kryerjes së veprimeve hetimore, Policia zbardh ngjarjen.

Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor për vrasje nga pakujdesia.

42-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 59-vjeçarin, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.

Fillimisht u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Çfarë tha policia të enjten

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen nr. 18, ka humbur ndjenjat shtetasi S. M., 59 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Published inSHQIPERI