Skip to content

Çfarë ndodhi? Rogerti shpërthen në të qara (VIDEO)

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vendosur sërish në qendër të vëmendjes Rogertin nga Big Brother VIP Albania.

Në pamje, ai shihet në një gjendje të pazakontë, teksa kërkon me nervozizëm diçka në ambientet e shtëpisë, ndërsa emocionet duken qartë në fytyrën e tij.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se në një moment Rogerti shihet edhe duke qarë, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi arsyen e këtij reagimi.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka ndodhur apo çfarë po kërkonte ai, por momenti ka nxitur menjëherë reagime nga publiku.

Disa ndjekës mendojnë se bëhet fjalë për presionin e madh të finales, ndërsa të tjerë aludojnë për një situatë personale apo një debat të papublikuar.

Videoja është bërë virale brenda pak orësh, ndërsa fansat presin që kjo situatë të sqarohet në Prime-in e radhës.

 

Published inSHQIPERI