Skip to content

Digjet pallati, del nje nga deshmite me rreqethese qe nuk u kap as nga kamerat diten e djeshme

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj. Keshtu ne kete menyre nga heroi i ngjarjes diten e sotme ka dale nje deshmi rreqethese qe nuk eshte vene re diten e djeshme mes kaosit te krijuar. Ai tha se:

“Më mori e bija në telefon e më tha se ka nënën e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, më tha: ‘Më lër të digjem me gjithë shtëpi’”, u shpreh Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës.

Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha.

Ekipi i zjarrfikësve ka qëndruar gjatë gjithë natës dhe ditës së mërkurë në vazhdim, pasi herë pas here aktivizoheshin vatra të vogla.

Published inSHQIPERI