Kryeministri Edi Rama do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me qëllim për tu pyetur lidhur me dosjen “Partizani”.
Burime për mediat bëjnë me dije se GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të thirrur Ramën si dëshmitar.
Vendimi është marrë pas kërkesave të paraqitura nga mbrojtja e të pandehurve, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilat janë pranuar nga trupi gjykues.
Sipas vendimit të gjykatës, Rama do të dëshmojë në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në lidhje me rrethanat e ndryshimit të destinacionit të truallit nga terren sportiv në zonë ndërtimi. Të pandehurit kanë pretenduar se ka qenë pikërisht Rama ai që ka firmosur këtë ndryshim.
Sa i përket dëshmitarëve, gjykata ka vendosur që fillimisht të dëgjohen ata të kërkuar nga SPAK, duke nisur me Taulant Balla.

