Një përplasje e fortë ka shpërthyer në rrjet mes Kejsi Borrit dhe Edisa Mollarit, duke ndezur menjëherë debat te fansat e “Big Brother”.
E gjitha nisi pasi Kejsi, motra e Mateos, publikoi një mbështetje ndaj Brikenës, veprim që u interpretua si “thumb” i drejtpërdrejtë ndaj Edisës. Madje, sipas ndjekësve, kjo u pa edhe si një lloj “basti publik” kundër saj.
Por reagimi i Edisës nuk vonoi.

Ajo i ka dërguar mesazhe private Kejsit, ku shprehet:
“Po tani e mora vesh që paske qenë dashnorja ish të fejuarit tim… Ti e paske personale o shpirt.”
Nga ana tjetër, Kejsi nuk është tërhequr, duke i kthyer me tone ironike dhe duke mohuar çdo lidhje:
“Unë s’merrem fare me burra… Po ti qeke qesharake fare.”
Situata u përshkallëzua edhe më shumë kur Edisa publikoi bisedën, duke akuzuar për “sulm kibernetik” dhe duke përfshirë edhe familjarë në debat.
Ky konflikt ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjet, ndërsa fansat janë ndarë në dy kampe.
👉 A do vazhdojë kjo përplasje apo do ketë një reagim tjetër nga palët? Mbetet për t’u parë…

