Raporti mes G-Banit dhe produksionit të Big Brother VIP Albania ka qenë i tensionuar që pas përfundimit të sezonit, me akuza të vazhdueshme nga ana e ish-banorit.
Por një moment i papritur ka ndodhur në festën e madhe të mbylljes së edicionit, ku në sfond është dëgjuar pikërisht një nga këngët e tij.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar reperit, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një video nga festa në Instastory, ku shihet logoja e “Big Brother” ndërsa luhet hiti i tij, duke e shoqëruar me një koment ironik.
“Unë: Topi më prish imazhin… Topi: Bjeri se i bje bukur,” ka shkruar ai, duke thumbuar situatën me humor.
Ky reagim ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke ndezur diskutime mes ndjekësve për marrëdhënien e tij me produksionin.
Duket se, pavarësisht përplasjeve, muzika e tij vazhdon të jetë pjesë e atmosferës së BBVA.

