Skip to content

Arbana gënjeu për ulërimat në Ferma VIP? Gazetari trondit: Nuk është qeni i sëmurë, por konkurrenti…

Ngjarja që alarmoi “Ferma VIP” dhe ulërimat për ndihmë në mesnatë sapo kanë marrë një kthesë të re, të paktën sipas një deklarate të fundit që po bën xhiron e rrjetit.

Ndërkohë që produksioni, përmes Arbana Osmanit, deklaroi zyrtarisht se kriza lidhej me qenushin Stormi, Elton Tozaj ka dalë me një version krejtësisht të kundërt.

I ftuar në një intervistë për T7, Tozaj u pyet nga gazetari lidhur me videon virale ku dëgjohen banorët duke thirrur “ka epilepsi”.

Reagimi i tij ishte: “Një nga konkurrentët vuan nga një sëmundje dhe nuk jam i sigurt nëse është epilepsi apo jo. Ka patur një problem shëndetësor goxha të rëndë një nga konkurrentët. S’ka lidhje qeni. Qeni është në rregull.”

Një deklaratë që padiskutim ka për të trazuar rrjetin ditët në vijim.

Published inSHQIPERI