Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kurbin.
Sipas informacioneve paraprake, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

