Kryeministri Rama do të mbledh të hënën në orën 11 grupin parlamentar të PS dhe ministrat në Pallatin e Brigadave.
Në mbledhjen e zgjeruar që zhvillohet çdo muaj, këtë radhë në fokus do të jetë procesi i integrimit europian ku do te raportojë Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha
dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës dhe Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.


