Skip to content

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”! Ministri Ferit Hoxha cudit me reagimin e fundit per skandalin me SMS

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar për Top Channel, pas mesazheve ku pretendohet se iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Në reagim thuhet se qëndrimet mbi politikën e jashtme nuk komunikohen me mesazhe në Whatsapp, por përmes kanaleve zyrtare dhe transparence.

“Kjo çështje është sqaruar tashmë nga ana e MEPJ përmes një reagimi publik dhe nuk kam asgjë për të shtuar.

Qëndrimet tona mbi politikën e jashtme nuk komunikohen as me SMS dhe as me WhatsApp. Ato bëhen përmes kanaleve zyrtare dhe transparente, të njohura për publikun dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe vetëm këto qëndrime prodhojnë efekt.

Kushdo që dëshiron të njihet me pozicionet dhe qëndrimet që kam mbajtur gjatë karrierës sime diplomatike, në qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare për interesat tona kombëtare, e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë, pasi gjithçka është publike dhe e dokumentuar. Bëhet fjalë për 35 vite kontribut të pandërprerë në shërbim të së mirës së përbashkët dhe të interesit kombëtar”-thuhet në reagimin e Hoxhës për TCH.

Por nga ana tjeter, nuk e ka mohuar se ai ka shprehur te pakten nje opinion personal nepermjet mesazheve dhe ashtu sic dihet ne nje funksion te tille, mendimi personal eshte qendrim i diplomacise shqiptare, pasi ai ka nje funksion publik.

Published inSHQIPERI