Skip to content

Reagon vëllai i Migenës që humbi jetën pas lindjes së dy fëmijëve! Flet per spitalin e Shkodrës: Ta dini që ata…

Pak ditë më parë Migena Salihi Ljarja humbi jetën pasi lindi dy fëmijët e saj. Një ngjarje që tronditi mbarë opinionin. Vajza 27 vjeçare nuk ia doli të shpëtojë pas një komplikacioni disa orë pas lindjes, pavarësisht përpjekjeve që u bënë.

Disa ditë pas kësaj tragjedie të rëndë, ka reaguar vëllai i Migenës, Salmir Salihi i cili përmes një statusi tregon dhimbjen e madhe që po përjeton familja ndlrsa falenderoi të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira.

Vëllai një falenderim ka edhe për spitalin rajonal të Shkodrës duke mbyllur kështu aludimet e shumta për shërbimin spitalor dhe gatishmërinë e spitalit në trajtimin e këtij rasti që përfundoi fatalisht me ndarjen nga jeta të nënës së re Migena.

Shkodra Live i bashkohet solidarizimit me familjen Salihi me shpresën që forcën për ta përballuar humbjen e Migenës do të mund ta gjejnë tek dy ëngjëjt e vegjël që ajo la para se të ikte nga kjo botë.

Statusi i plotë i vëllait të Migenës, Salmir Salihi:

​Sot zemra jeme asht e mbushun me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë.

​Para tanave, du me falënderu nga zemra çdo njeri që dhuroi gjak për motrën teme, çdo person që u interesu, që pyti, që u lut dhe që na ndejti afër në kto momente kaq të vështira. Mirësia dhe solidariteti juj do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.

​Nji falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor të Reanimacionit të Spitalit Rajonal në Shkodër, që bani gjithçka ishte e mujtun për me e mbajtë në jetë. Përkushtimi dhe përpjekjet tuja na jepshin shpresë në ato momente të errta.

​Fatkeqësisht, motra jeme nuk ia doli…
​Si vllai i saj, nji pjesë e shpirtit tem asht fik bashkë me të. Do t’më mungosh sa te kem frymë, jeta e apit.

​Faleminders të tanve për mbështetjen!”

Published inSHQIPERI