Skip to content

Ngrihet alarmi në Durrës! Familjarët në panik, çfarë po ndodh që ka ngritur policinë në këmbë

Tre mitur janë denoncuar nga familjarët e tyre si të humbur në qytetin e Durrësit, pasi janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa gjurmë.

Policia e Durrësit ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje për dinamikën dhe rrethanat e largimit të adoleshentëve të moshës 15-17 vjeç.

Ndërkohë jane mobilizuar forca te shumta te rendit dhe vijon puna për gjetjen e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç”, njoftoi policia.

Published inSHQIPERI