Një aeroplan u rrëzua sot në jugperëndim të kryeqytetit të Sudanit të Jugut, Juba, ku humbën jetën 14 persona që ndodheshin në bord.
Avioni, një Cessna 208 Caravan i operuar nga CityLink, humbi komunikimin ndërsa ishte në fluturim nga Yei drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Jubës.
Sipas mediave, avioni u ngrit në orën 09:15 të mëngjesit dhe humbi kontaktin në orën 09:43.

Raportet paraprake tregojnë se rrëzimi mund të ketë ndodhur për shkak të motit të keq, i cili vështirësoi dukshmërinë gjatë përpjekjes për ulje.
