Policia ka arrestuar sot 26-vjeçarin V.M., banues në Pogradec, i akuzuar si autor i aksidentit me vdekje të regjistruar një ditë më parë në aksin Elbasan-Librazhd, aksident i cili shkaktoi panik dhe plot 6 te plagosur.
Automjeti që drejtonte i riu u përplas me një makinë me targa kineze, ku për pasojë humbi jetën një 33-vjeçar nga Kina. Po ashtu të plagosur si pasojë e aksidentit mbetën edhe 4 persona të tjerë.
“Për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet me targa kineze, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit”, njoftoi sot Policia.
