Skip to content

Babe e bije vd*qen tragjikisht ne Lezhe, ja cfare u zbulua sot per studenten (FOTO)

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të Mjekësisë, Bora Keçi, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me të atin në një aksident automobilistik.

Në postimin e tij, Sinamati shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të një studenteje të re, të përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen, si dhe të babait të saj, mjek që i kishte shërbyer komunitetit.

Ai kujton Borën si një studente shembullore, duke theksuar se në kujtesën e tij ajo mbetet edhe përmes një provimi në lëndën “Etikë dhe Deontologji Mjekësore”, ku ishte vlerësuar shkëlqyeshëm, si dëshmi e seriozitetit dhe përkushtimit të saj akademik.

Sinamati u ka shprehur ngushëllime familjes Keçi, mamasë së Borës, stafit pedagogjik dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke e cilësuar humbjen si një plagë të rëndë për familjen dhe komunitetin mjekësor.

“Para dy ditësh me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së Fakultetit të Mjekësisë Bora Keçi, së bashku me të atin e saj, mjek, në një aksident automobilistik.

Është e vështirë të gjenden fjalët e duhura përballë një humbjeje kaq të rëndë, ku jeta e një studenteje të re, plot ëndrra, përkushtim dhe shpresë për të ardhmen, ndërpritet në mënyrë kaq tragjike, bashkë me jetën e prindit të saj, njeriut dhe mjekut që i kishte shërbyer jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Bora do të mbetet në kujtesën time edhe përmes këtij momenti të veçantë akademik: provimit në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, ku u vlerësua shkëlqyeshëm.

Kjo foto është më shumë se një kujtim provimi; është dëshmi e seriozitetit, edukatës, përkushtimit dhe formimit të saj si studente e denjë e Fakultetit të Mjekësisë.

Në këto çaste dhimbjeje të madhe, si mjek dhe pedagog i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Keçi, mamasë së Borës – Dr. Kozeta, të afërmve, Fakultetit të Mjekësisë, pedagogëve, dhe gjithë shoqërisë studentore të Borës. Humbja e saj dhe e të atit është një plagë e rëndë për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për të gjithë ata që i njohën.

U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!”

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon

Published inSHQIPERI