Skip to content

E rende/ Djali i merr jeten nenes dhe ngjarja fshihet. Ja detaji që e zbuloi

Një krim i rëndë familjar ka tronditur Francën, ku një 72-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga djali i saj, ndërsa familjarë të tjerë kanë ndihmuar në fshehjen e krimit dhe kanë përfituar financiarisht nga llogaritë e saj bankare.

Viktima është Liliane Coinchelin, banore e qytetit Saint-Michel-sur-Meurthe në rajonin Vosges. Sipas mediave franceze, ajo ishte shpallur prej kohësh e zhdukur, ndërsa llogaritë e saj bankare vijonin të përdoren.

Autoritetet dyshojnë se djali më i vogël i saj është përgjegjës për rrëmbimin, torturën, vrasjen dhe fshehjen e trupit, ndërsa djali tjetër dhe partnerja e tij akuzohen për fshehje të krimit, bashkëpunim dhe mashtrime financiare.

Hetimet kanë zbuluar se e moshuara ishte mbajtur peng për disa muaj, e izoluar dhe e monitoruar me kamera. Ajo ishte kequshqyer rëndë dhe në momentin e vdekjes peshonte vetëm rreth 30 kilogramë.

Sipas dyshimeve të hetuesve, trupi i saj është varrosur në një zonë pyjore nga djali i vogël, ndërsa të tre kanë vazhduar të përdorin llogaritë bankare të viktimës për përfitime financiare.

Alarmi për zhdukjen e saj u dha më 28 janar, kur kryebashkiaku i Saint-Michel-sur-Meurthe njoftoi policinë për rastin e dyshimtë.

Gjatë kontrollit, hetuesit e policisë gjyqësore në Nancy gjetën apartamentin e saj të boshatisur, ndërsa deklaratat e familjarëve rezultuan kontradiktore.

Prokurori i Épinal, Frédéric Nahon, deklaroi se hetimet zbuluan se familjarët kishin dhënë versione të pabesueshme për zhdukjen, ndërkohë që llogaritë bankare të viktimës vazhdonin të përdoren dhe mbi emrin e saj ishin marrë kredi të shumta që prej vitit 2022.

Sipas autoriteteve, autorët kanë pranuar krimin, ndërsa hetuesit vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Published inSHQIPERI