Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal të Shkodrës është dërguar për ndihmë mjekësore nga familjarët shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 49-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

