Skip to content

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku raportohet se është qëlluar me armë ndaj një shtetasi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri tani nuk ka informacione mbi autorët apo motivet e mundshme të plagosjes.

Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare në vijim.

Published inDIASPORESHQIPERI