Skip to content

Jo me Brikenën, me këtë femër qëndroi Mateo mbrëmë

Pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania, Mateo duket se ka zgjedhur të tërhiqet përkohësisht nga vëmendja publike, duke kaluar kohë në shtëpinë e tij.

Një moment nga përditshmëria e tij është ndarë nga motra, Kejisi, e cila publikoi një fotografi ku shihet duke e përqafuar dhe puthur vëllain e saj.

Në përshkrimin e fotos, ajo shkroi: “Ma lini çunin rehat ta kem pak për vete e të qetësohet. Shumë dashuri për ju nga ne”, duke lënë të kuptohet se Mateo po kalon një periudhë relaksimi pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është mungesa e Brikena Selmani në këto momente, duke nxitur diskutime dhe spekulime për raportin mes tyre jashtë kamerave.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-së, dyshja Mateo dhe Brikena ishin ndër çiftet më të komentuara, duke fituar mbështetje të madhe nga publiku.

Tani, pas përfundimit të formatit, mbetet të shihet nëse lidhja e tyre do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe jashtë reality show-t, apo nëse rrugët e tyre do të ndahen.

Fansat vazhdojnë të ndjekin çdo zhvillim, ndërsa çdo detaj i ri po interpretohet si një sinjal për të ardhmen e këtij raporti shumë të përfolur.

Published inSHQIPERI