Skip to content

Situata del jashtë kontrollit! Nisen me urgjencë zjarrfikëset nga Tirana, ja zona e njohur që po pushtohet nga..

Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në vend depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, ku situata mbetet tepër problematike.

Prefektura e Qarkut Shkodër mbrëmjen e sotme ka bërë me dije se zjarri ende vijon të jetë aktiv, i favorizuar nga kushtet e erës.

Mësohet se në terren janë angazhuar mbi 20 efektivë të zjarrfikës të bashkisë me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake.

Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu njësitë nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, me mjete dhe efektivë shtesë, duke garantuar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se po punohet me mjete të rënda ekskavatorë dhe kamionë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe kufizimin e përhapjes së tij, ndërsa furnizimi me ujë vijon në mënyrë të pandërprerë përmes autobotit të angazhuar në terren.

Published inSHQIPERI