Skip to content

Tirana nën ankth për zjarrin që përpiu ndërtesën përballë QSUT-së, politikanët vijojnë Samitin e IV të Diasporës

Teksa një pjesë e mirë e banorëve të kryeqytetit janë në ankth për situatën alarmante të krijuar pasditen e sotme pasi një pjesë e kompleksit përballë QSUT-së u përfshi nga flakët, politikanët pa qenë në dijeni për këtë ngjarje po vijojnë diskutimet në Samitin e IV të diasporës.

Ndërkohë në “5 maji” zjarrfikësit po vijojnë me punën për shuarjen e plotë të zjarrit që tronditi banorët e kompleksit. Paraprakisht bëhet me dije se numri i personave të plagosur nga flakët që shkrumbuan një pjesë të pallatit, është rritur duke shënuar aktualisht 11 persona të lënduar.

Nga ana tjetër, Samiti i IV i diasporës vijon, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare ish-kryebashkikaut të New Yorkut, Eric Admas.

Momentin kur kryeministri i dorëzon dokumentin ish-kryebashkiakut të New Yorkut, Edi Rama e shoqëron me humor duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.

“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” i tha Rama Adamsit.

Pasditen e sotme në vendngjarje mbërriti dhe ministri i punëve të brendashme, Besfort Lamallari.

Në lidhje me situatën alarmante te “Farmacia 10” ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Sociale, Taulant Balla i cili përgëzoi autoritetet të cilët pas 3 orësh në luftë me flakët, arritën të merrnin  situatën nën kontroll duke shuar totalisht zjarrin.

Postimi i Taulant Ballës: 

Published inSHQIPERI