Skip to content

Gjendet i pajetë në banesën e tij një person, detajet e para

Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës ku ai jetonte.

Sipas informacioneve paraprake, menjëherë pas njoftimit nga fqinjët, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë si dhe ekipi i urgjencës së spitalit, të cilët kanë konstatuar se i moshuari nuk kishte më shenja jete.

Nga këqyrja fillestare e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera që mund të ngrenë dyshime për një ngjarje kriminale.

Për këtë arsye, dyshohet se 74-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, megjithatë priten rezultatet e mëtejshme për konfirmim.

Viktima jetonte i vetëm në banesën e tij, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Published inSHQIPERI