Skip to content

O*gji ne bashki dhe te infektuar me HIV? Trondit me reagimin organizatori i dyshuar

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, reagoi në rrjetet sociale pas lajmit se kryetari i bashkisë dhe 18 punonjës të institucionit rezultonin të infektuar me HIV/AIDS.

Duke postuar një foto të realizuar me inteligjencë artificiale, Golemi shkruan: “Fiks ai momenti kur shprehjen tonë lapidare “qentë le të lehin, karvani shkon përpara” ta ilustron bukur edhe inteligjenca artificiale”.

Më herët ditën e sotme, në një reagim të shpërndarë për mediat, Bashkia Gjirokastër i ka cilësuar këto pretendime të pavërteta, të fabrikuara dhe me qëllim krijimin e panikut te qytetarët. Sipas institucionit, nuk ekziston asnjë rast i tillë dhe të gjitha informacionet e shpërndara janë tërësisht të rreme.

Bashkia Gjirokastër e konsideron këtë një akt dezinformimi të rëndë që cenon dinjitetin e punonjësve, dëmton reputacionin e institucionit dhe synon të krijojë pasiguri në opinionin publik.

Zhurma për infektim masiv me HIV/AIDS, kryebashkiaku i Gjirokastrës:

Në deklaratë theksohet se përhapja e informacioneve të rreme që shkaktojnë panik përbën vepër penale, sipas nenit 267 të Kodit Penal, dhe dënohet me gjobë ose burg deri në 5 vite. Bashkia thotë se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për mbrojtjen e reputacionit të institucionit, të figurës së Kryetarit të Bashkisë dhe të dinjitetit të çdo punonjësi të saj.

Institucioni i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të nisin hetimet për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të këtij lajmi të rremë. Bashkia thotë se do të ndjekë çdo rrugë ligjore

Po ashtu, Bashkia apelon që qytetarët dhe mediat të tregojnë kujdes, të verifikojnë informacionet dhe të mos bëhen pjesë e përhapjes së lajmeve të pavërteta. (A2 Televizion)

Published inSHQIPERI