Skip to content

Detaje nga ngjarja e rende ne Greqi ku humbi jeten 19 vjecarja shqiptare

Këtë të premte ka dalë para gjykatës njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare, Myrto, në Kefaloni.

Sipas mediave greke, ish-peshëngritësi 26-vjeçar ishte i pari që u paraqit në gjykatë, ku kërkoi falje. Ai pretendon se ishte personi që së bashku me 23-vjeçarin, e nxori vajzën pa ndjenja nga apartamenti dhe më pas njoftuan shërbimet e urgjencës.

Policia greke bën me dije se tre të arrestuarit fillimisht u akuzuan për ekspozim dhe shkelje të ligjeve për drogën. Hetimet janë bazuar në pamjet filmike, dëshmitë e dëshmitarëve dhe prova të tjera materiale. Gjatë operacionit janë sekuestruar telefona celularë, veshje dhe sende personale.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 26-vjeçarin duke nxjerrë vajzën pa ndjenja nga hoteli dhe duke e lënë jashtë. Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë arrest kardiak si pasojë e edemës pulmonare.

Ndërkohë, familjarët dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçares në katedralen e qytetit, mes dhimbjes së thellë.

Babai i saj ka dhënë një deklaratë rrëqethëse për mediat, ku ka folur për humbjen tragjike të vajzës, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen

“Sot kam dasmën dhe funeralin e vajzës sime. Vërtet, është dita më e vështirë e jetës sime. Shpresoj që ajo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt tjetër. Unë e kam rritur fëmijën tim, i kam dhënë parime, e kam edukuar. Nuk mund ta imagjinoj, nuk mund ta besoj “, u shpreh ai.

Gjithashtu ai tregoi për bisedat e përditshme me të bijën, duke u shprehur se me të fliste çdo ditë.

“Flisja me fëmijën tim çdo natë dhe i thoja: ‘Fëmija im, meqenëse të thashë t’i kushtosh vëmendje kësaj, kushtoji vëmendje asaj, mos e bëj këtë, do të shfaqen djajtë, mund të kenë fytyra engjëllore, kushtoji vëmendje kësaj, kushtoji vëmendje…’, me fjalë të tjera, i thashë të gjitha, sikur të isha profet,” theksoi ai.

Published inSHQIPERI