Ndërsa finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 po afron, kanë nisur të qarkullojnë detaje interesante mbi surprizat që priten për banorët.
Sipas burimeve, për secilin finalist po përgatitet një moment special:
👉 Për Mirin, pritet të vijë partnerja e tij, madje përflitet se mund të shfaqet edhe me fustan të bardhë, pasi ai vetë ka treguar se nuk kanë bërë ende dasmë.
👉 Mateo mund të surprizohet nga babai i tij, një moment emocional që pritet të prekë publikun.
👉 Për Selinën, thuhet se mund të vijë Gimbo, duke rikthyer një lidhje të komentuar gjatë lojës.
👉 Ndërsa për Rogertin, surpriza mbetet ende mister.
Finalja pritet të jetë plot emocione, surpriza dhe momente që mund të ndikojnë edhe në votat e fundit të publikut.

