Skip to content

Shpërthen skandali tek Kombëtarja e femrave, fizioterapisti me disa prej tyre kishte….

Federata Franceze e Regbisë (FFR) ka urdhëruar një auditim të brendshëm pas ankesave të disa lojtareve të përfaqësueses së regbisë 7, të cilat kanë denoncuar praktika të cilësuara si “abuzive” nga një fizioterapist i ekipit.

Çështja ka pasur pasoja të menjëhershme në strukturat drejtuese: trajneri i kombëtares, David Courteix, si dhe drejtori mjekësor i FFR-së, Jacques Girardin, janë shkarkuar nga detyra. Të dy kanë mohuar çdo përgjegjësi në lidhje me rastin.

Sipas raportimit të “L’Équipe”, në vitin 2019 një lojtare e rëndësishme e përfaqësueses, e cila trajtohej për pubalgji, ka deklaruar se gjatë një seance fizioterapie, terapisti kishte vendosur dorën në zonë intime. Fizioterapisti kërkoi ndjesë, duke pretenduar se bëhej fjalë për një pakujdesi. Në atë kohë, nuk u morën masa disiplinore, pasi nuk ishte paraqitur një ankesë formale.

Tre vite më vonë, një tjetër lojtare, në atë kohë e mitur, u ankua për trajtime të ngjashme që sipas saj i kishin shkaktuar shqetësim të madh. Pas kësaj, federata vendosi që fizioterapisti të mos trajtonte më lojtare të reja dhe kërkoi një raport të detajuar mbi situatën.

Më pas u vendos pezullimi i menjëhershëm i tij. Fizioterapisti e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe të nxituar, duke pretenduar se i ishte ndërprerë padrejtësisht karriera dhe “ëndrra olimpike”.

Auditimi i fundit i kërkuar nga FFR ka arritur në përfundimin se brenda ekipit ka ekzistuar një “kulturë heshtjeje”, e cila ka krijuar një klimë pasigurie mes lojtareve të përfaqësueses së regbisë 7.

Published inSHQIPERI