“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marr te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”! Kjo është deklarata e Kristit e dhënë në dhomën e rrëfimit në kohën kur ishte në shtëpi, e pa transmetuar më parë.
“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar, por këtë e kam diskutuar me Selin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, tha Kristi në post Big Brother kur u pyet në lidhje me këtë deklaratë.
Selin tha se e dinte këtë gjë, pasi Kristi ia kishte rrëfyer.
“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën më ka thënë që një ditë te dhoma e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrë si mendon, si vepron.
Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë. Unë nuk mendoj se nuk i kam dhënë hapësirë për të menduar diçka më shumë”, tha Selin.
