Muaji Maj ka trokitur dhe bashkë me të sjell një energji të re, të mbushur me transformime dhe ngjarje të papritura. Ndërsa pranvera arrin kulmin e saj, lëvizjet planetare paralajmërojnë se ky nuk do të jetë një muaj i qetë apo i zakonshëm.
Disa shenja do të përjetojnë ndryshime rrënjësore në dashuri, ndërsa të tjera do të përballen me vendime të rëndësishme në sferën financiare. Zbuloni më poshtë se çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë të zodiakut.
Dashi
Për të lindurit në shenjën e Dashit, Maji do të jetë një muaj ku shpejtësia dhe veprimi janë kryefjala. Kthesat e papritura do të vijnë kryesisht në karrierë, ku një mundësi e re mund t’ju shfaqet atëherë kur nuk e prisni. Yjet ju keshillojnë të bëni kujdes me vendimet impulsive në dashuri.
Demi
Është sezoni juaj dhe yjet janë në anën tuaj! Ky muaj ju fton të rishikoni prioritetet tuaja financiare. Një e ardhur e papritur ose një investim i ri mund t’ju ndryshojë planet që kishit bërë. Në dashuri, kërkoni stabilitet dhe do ta gjeni atë tek njerëzit e duhur.
Binjakët
Për Binjakët, ky muaj do të ngjasojë me një slitë emocionesh. Komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë. Mund të prisni rikthimin e një personi nga e kaluara ose një ftesë që do t’ju ndryshojë plotësisht rrjedhën e muajit. Qëndroni të hapur ndaj aventurave të reja.
Gaforrja
Emocionet do të jenë të forta gjatë këtij muaji, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Yjet paralajmërojnë një zgjidhje të një konflikti të vjetër familjar ose miqësor. Është momenti t’i lini hatërmbetjet pas dhe të fokusoheni tek qetësia juaj shpirtërore.
Luani
Maji ju vendos direkt në qendër të vëmendjes. Projektet që keni nisur më parë më në fund do të marrin dritën jeshile dhe njohjen që meritoni. Një kthesë e papritur në jetën tuaj sociale mund t’ju njohë me njerëz me ndikim që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen.
Virgjëresha
Për ju, ky muaj sjell nevojën për të dalë nga rutina e përditshme. Kthesat e papritura mund të lidhen me një udhëtim të paplanifikuar ose një ndryshim të rëndësishëm në ambientin e punës. Mos kini frikë të thyeni rregullat tuaja strikte dhe t’i jepni vetes pak liri.
Peshorja
Balanca që ju aq shumë kërkoni do të vihet në provë këtë muaj. Në dashuri, gjërat do të marrin një kthesë serioze. Ata që janë në një lidhje mund të hedhin hapa të rëndësishëm drejt zyrtarizimit, ndërsa beqarët do të kenë takime shkëndijuese. Bëni kujdes vetëm me shpenzimet e tepruara.
Akrepi
Maji është padyshim muaji i transformimit për ju. Yjet sjellin lajme të papritura në aspektin profesional, duke ju detyruar të merrni vendime të shpejta, por të mençura. Intuita juaj e fortë do të jetë udhërrëfyesi më i mirë, ndërsa në aspektin sentimental pasioni do të arrijë majat.
Shigjetari
Përgatituni për një muaj dinamik dhe plot adrenalinë. Kthesat e papritura do të lidhen me fushën e zhvillimit personal apo planeve për të udhëtuar larg. Fati është me ju, por kërkon që të tregoni guxim në hapat që hidhni dhe të mos stepeni nga e panjohura.
Bricjapi
Puna juaj e palodhur më në fund do të japë frytet e saj të shumëpritura këtë muaj. Një ngritje në detyrë ose një lajm i shkëlqyer financiar do t’ju gëzojë pamasë. Megjithatë, yjet ju paralajmërojnë të mos e lini pas dore jetën personale, pasi një person i afërt ka nevojë për vëmendjen tuaj.
Ujori
Ndryshime të mëdha priten në jetën tuaj shtëpiake dhe familjare. Mund të bëhet fjalë për një transferim të papritur, një rinovim apo një ndryshim në dinamikën e përditshmërisë. Kjo është koha ideale për të vendosur kufij të shëndetshëm dhe për të gjetur paqen e brendshme.
Peshqit
Për ju, Maji sjell surpriza në sferën e komunikimit dhe ideve të reja. Një bisedë krejt e rastësishme mund të kthehet në një mundësi të artë për karrierën tuaj. Lëreni kreativitetin t’ju udhëheqë dhe mos ngurroni të shprehni hapur ndjenjat tuaja në sferën e dashurisë.
/Prive By Liberta Spahiu
