Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Qytetaret duhet te mbajne parasysh dhe te kene kujdes pasi moti gjate dites se neserme do te jete me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
