Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje pranë zonës së “Farmacisë 10” në Tiranë.

Newsbomb.al mëson se plagosja ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të “Shkollës së Bashkuar” ku është qlluar me armë zjarri 45 vjeçari, . Fatmirësisht, në momentin e të shtënave me armë zjarri, nuk ka pasur klientë brenda lokalit.

Ndërsa pas plagosjes, Dosti është shtrirë pranë banakut të lokalist dhe ka kërkuar ndihmë. Por atij nuk i është afruar njeri për t’i dhënë ndihmë dhe ka qenë efektivët e policisë që e kanë transportuar për në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Published inSHQIPERI