Skip to content

E PAPRITUR, Mateo hedh poshte Brikenen! Ja cfare thote tani qe ajo ka dale jashte

Rrëfimet nga brenda “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të ndjera, teksa finalistët po zbulojnë emocione dhe situata që nuk janë parë plotësisht në ekran.

Gjatë intervistës nën valët e Top Albania Radio, në Big Brother Radio, Mateo Borri është ndalur edhe te marrëdhënia e tij me Brikenën, duke folur hapur për mënyrën se si ka përjetuar ftohtësinë e saj brenda shtëpisë.

I pyetur nga moderatorja, Heidi Baci, për këtë raport të komplikuar, ai u shpreh:

E kam përjetuar shumë keq, për faktin se e kisha as afër as larg… ai afrimi i ri që u bë dalëngadalë, ndonjë ‘mirëmëngjes’, bisedat e para… shumë e vështirë.

Unë jam një njeri me ego shumë të madhe, egon e kam shumë të keqe, por fakti që e kisha ditë për ditë në shtëpi, mua më zbuste. Sa herë e shikoja, i harroja të gjitha.

Ai shtoi se pavarësisht situatave që nuk i kanë pëlqyer, ka zgjedhur të mos reagojë për të mos e lënduar:

Çfarëdolloj gjëje që të bënte Brikena, mund të më mërziste me një gjest, i harroja… Unë kam bërë maksimumin që mos ta mërzis, edhe pse ajo ka bërë gjëra që nuk më kanë pëlqyer.

Këto deklarata kanë rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tyre të paqartë, duke shtuar edhe më shumë mister mbi atë që ka ndodhur realisht mes tyre brenda shtëpisë.

Published inSHQIPERI