Skip to content

Bordi vendosi kufi, por rritet frikshem serish cmimi i naftes, ja sa ka shkuar sot

Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës gjatë fundjavës në vendin tonë.

Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër, kurse benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.

Çmimet sipas Bordit te Transparencës:

● Nafta: 218 Lekë/ Litër
● Benzina 181 Lekë/ Litër
● Gazi nuk ndryshon

Published inSHQIPERI