Skip to content

Arbana Osmani ‘kunja’ për Top Median? (Video)

Duket se loja ‘hidh e prit’ mes Ledionit dhe Arbana Osmanit nuk do mbarojë ndonjëherë….sapo u jepet mundësia, secili prej tyre ‘kunjos’ kolegun/en.

Mbrëmjen e djeshme, në Ferma Vip ishin ‘të ftuar’ disa gjarpërinj dhe përballë publikut, Arbana u duk shumë e qetë teksa i mbante mbi trup. Por këtë rast, moderatorja nuk e kaloi pa një koment që u mor si kunjë për ish-kolegët:

“Ju e dini që jam mësuar me gjarpërinj”, tha Osmani duke qeshur. Batuta e saj u pasua menjëherë nga reagimi i Ermal Mamaqit:

“E kuptova për çfarë po flet”.

Në fakt, nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar. Ajo që mezi perceptohet është fakti pse vazhdon pambarimisht një “luftë e ftohtë”, kur secili ka produksionin e vet, ku përpiqet të bëjë maksimumin?! /Pamfleti

Published inSHQIPERI