Skip to content

E BUJSHME! “Vellai i Rames”, kunder sulmeve te SHBA ne Iran! Po ndodh e njejta gje si…

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cilesuar si “vellai i Rames” nga vete kryeminsitri shqiptar, i ka krahasuar sulmet ajrore kundër Iranit me ato kundër ish-Jugosllavisë në vitin 1999, duke theksuar se qëllimi është rrëzimi i qeverisë iraniane, sikurse ishte rrëzimi i Sllobodan Millosheviçit.

“E gjithë kjo po realizohet siç ndodhi në Serbi. Gënjyen gjatë gjithë kohës se bëhej fjalë për katastrofë humanitare, ndërsa thelbi ishte në dy gjëra – e para, ndryshimi i regjimit në Beograd dhe, e dyta – thelbi i gjithë veprimit të NATO-s, sigurimi i pavarësisë së Kosovës. Pra, kjo është një përpjekje për të marrë pushtetin e plotë në Iran dhe për ta orientuar Iranin, siç do të thoshin ata, drejt vlerave perëndimore”, u shpreh Vuçiç për Informer, një media proqeveritare.

Presidenti serb deklaroi se SHBA-të do të përpiqen t’i impononin Iranit një model qeverisjeje të ngjashëm me atë në Venezuelë.

“Nuk jam i sigurt se Presidenti Trump do të ishte i lumtur me fitoren e një trashëgimtari të vetëshpallur të familjes Pahlavi. Mendoj se ai do të preferonte të kishte ish-kryebashkiakun e Teheranit në krye të vendit. Ai do të donte një lloj Rodriguez, një pion i bindur, i cili nuk do ta irritojë shumë publikun vendas.

Mendoj se ky është plani i tyre, mendoj se ata do të shkojnë në këtë drejtim. Dhe, siç mund ta shihni, askush në botë nuk do të jetë kurrë i interesuar për të drejtën ndërkombëtare që nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Ne po dëshmojmë atë që përbën një epokë të re“, tha Vuçiç.

Ai përmendi gjithashtu edhe blerjen e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

“Do ta ruaj paqen, por kjo varet edhe nga sa i fortë je. Ne do të sigurojmë sisteme jashtëzakonisht të fuqishme. Po e shqyrtojmë seriozisht këtë, kemi mbrojtje shumë-shtresore”, tha Vuçiç.

Published inDIASPOREKOSOVESHQIPERI