Skip to content

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së këtij qyteti, zbulohet arsyeja

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Milot dhe në Laç, duke goditur disa ambiente të përshtatura për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në operacionin e koduar “Rastet” u zbuluan tre ambiente ku zhvilloheshin lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, ndërsa në një prej tyre dyshohet se shpërndaheshin edhe lëndë narkotike.

Në pranga ranë Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe Ylli Veseli, ndërsa u shpall në kërkim Pjetër Lleshi dhe një tjetër u procedua penalisht.

Policia sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi kokaine e ndarë në doza, para dhe pajisje të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm.

Pas zbulimit të këtyre ambienteve ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Islor Islami. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

“Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.

Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).”, njofton policia.

Published inSHQIPERI