Skip to content

VIDEO/ Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, dalin emrat!

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

Sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, automjeti është qëlluar disa herë. Trupat e viktimave ndodhen ende në automjet, ndërsa nuk dihen ende autorët ose rrethanat e ngjarjes.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Kreshnik Mujeci vkitima, së bashku me bashkshorten. Mujeci dyshohet si autorë i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur ne vitin 2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër. Gjakmarrja dyshohet pista kryesore, por pokicia nuk shmang as pista te tjera. Deri tani nuk jane identifikuar autoret e ketij atentati te mireorganizuar

Published inSHQIPERI