Një zjarr i frikshëm ka rënë në Tiranë, në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallarii cili eshte nisur me urgjence per ta ndjekur dhe monitoruar nga afer kete ngjarje shume te rende.
Siç raportohet, nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë fasadën e pallatit.
Një zjarr masiv ka rënë në një kompleks banimi pranë QSUT-së.
Sakaq, ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.
Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

