Skip to content

E FUNDIT, E rëndë në Lezhë! 17-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital, konsumoi nje sasi te madhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku dyshohet se një 17-vjeçare ka konsumuar aksidentalisht një sasi detergjenti në banesën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, adoleshentja është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë Lezhë

Published inSHQIPERI